Qytetërim

"Turpi i përket atyre që filmuan"/ Eli Fara thyen heshtjen për videot intime: E lënduar, por s'kam arsye të turpërohem!

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja shprehet e lënduar se jeta e saj private 'është kthyer në spektakël'.

zh.ll
"Turpi i përket atyre që filmuan"/ Eli Fara thyen heshtjen
eli fara

TIRANË- Pas publikimit të videove të saj intime me kompozitorin Adi Hila, dhe bujës së madhe që u bë në gjithë opinionin publik, ka reaguar për herë të parë publikisht këngëtarja Eli Fara. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja shprehet e lënduar se jeta e saj private 'është kthyer në spektakël'. Megjithatë, këngëtarja shprehet se nuk ndihet e turpëruar dhe ashtu duhet të ndihen ata që shpërndanë dhe publikuan ato pamje.

Reagimi i plotë i Eli Farës:

Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time.

Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.

Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.

Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj. Këtë çështje do t'ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni.

Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj më japin forcë. Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

E juaja, Eli Fara

Policia e Tiranës ka nisur një hetim ndaj faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punon për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në autorët e publikimeve. Autoritet po ndjekin edhe procedurat për heqjen e materialeve intime nga platformat online ku janë publikuar. Pamjet e u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e 29 shtatorit.

Vetw kompozitori ka pranuar në dëshminë e tij, se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje. Hila deklaroi se kamerat ishin instaluar në vitin 2022, shumë kohë para publikimit të videove intime që shkaktuan skandalin. Sipas versionit të tij, ato ishin kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për të ruajtur imazhet, por funksiononin online.

Aktualisht, kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”./ZËRI

Poll

MOS HUMB