
TIRANË- Përplasjet mes dy ish-banorëve të "Big Brother VIP 2" duket se janë thelluar. Pas dënimit me 1 vit burg të Luiz Ejllit nga Gjykata e Fierit, ka reaguar edhe Dea Mishel Hoxha, e cila e ka thumbuar fituesin e "BBVip" përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram. Ajo shkruan se për shkak se ka qenë e zënë nuk ka lexuar lajmet që janë publikuar me datën 10 tetor, kohë kjo kur u bë i ditur vendimi i gjykatës.
“Paskemi pas lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin”, shkruan Dea në postimin e parë. Më tej ajo vazhdon: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi.
Pas publikimit të posteve të saj, ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, përmes një postimi në Instagram, ku vendos në sfodn një këngë me fjalë eksplicite: oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…
Ai më pas shkruan mbi foto: Po ma kërkon me se s'bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës.
Një postim ky që i referohet momentit kur këngëtari e sulmoi verbalisht në një koncert në qytetin e Shkodrës.
“Tha se Shkodra është provincë. Ajo kishte zakon dhe ça vinin kshu djemsh u hypte e zbriste, për me kalu. Dhe unë i kam thënë kur jam brenda loz me gjëra që janë brenda, aman kur të jem jashtë unë nuk harroj, kështu që dua dhe mbështetjen tuaj për ta bërë këtë dedikim asaj”, tha Luizi asokohe. Më pas në sfond dëgjohej kori i këngës: Kush na ka inatin iu q*** nona.
Menjëherë pas kësaj, reagoi edhe Dea ku tha se ajo çfarë ai bëri është e turpshme dhe me anë të veprimeve të tij ai vërtetoi që ka një “mentalitet provincal”.
“E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë. E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere. E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video. Sa për hypje-zbritje njerëzish unë 1 të dashur kam pasur gjithë jetën dhe kjo s’ka rëndësi po është një mënyrë shumë e shumtuar për tju drejtuar një vajze. Për më tepër ti je një mashkull që ke rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë”, iu përgjigj Dea.
Këngëtari Luiz Ejlli është dënuar me një vit burg, pasi akuzohet se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit.Këngëtarit, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me Fatmir Abdurramanin, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas ky i fundit, në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë. Bashkë me artistin është denuar me 18 muaj burg edhe Abdurramani. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale "Falsfikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim.
Ai nuk do të shkojë në qeli dhe kjo për shkak se bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe pritet që këngëtari ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, e cila do të dalë me një vendim të formës së prerë. /ZËRI