
MIAMI- Pas akuzave ndaj Sean “Diddy” Combs, duket se telashe të reja kanë ardhur dhe për reperët e tjerë amerikan. Një padi është ngritur për këngëtarin Kanye West nga ish-asistetja e tij, Luaren Pisciotta. Ajo tha Kanye West së bashku me një bashkëpunëtor të tijin e kanë droguar dhe më pas e kanë përdhunuar, teksa ata ishin duke punuar për një këngë së bashku. Sipas saj, në momentin kur ajo u përdhunua ka qenë i pranishëm edhe Diddy.
Në padinë e saj, Pisciotta thotë se Ye më pas i ka dërguar asaj video dhe mesazhe eksplicite dhe seksuale, ku ai pranon se e ka droguar dhe më pas e ka përdhunuar. Ajo thotë se në momentin e takimit të gjithë personat që ishin në zyrë duhet të pinin nëse dëshironin të vazhdonin të qëndronin në studio.
People, shkruan se ish-asistentja ka deklaruar në padinë e saj se pasi konsumoi pijen, ajo humbi vetëdijen dhe e mori vesh se çfarë i ndodhi pasi ai i dërgoi video.
Diddy akuzohet se se i detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai u dha viktimave droga të tilla si ketaminë, MDMA dhe BHB. Ata sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike dhe trearmë, të cilat ishin fshehur në dollapin e tij të dhomës së gjumit në rezidencën në Miami. Arrestimi në Manhattan pasoi kontrollet në dy nga pronat e tij në Los Anxhelos dhe Miami si pjesë e një hetimi federal për abuzimin e mundshëm seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Gjithashtu ndaj tij janë ngritur padi të reja se ai qëndron pas vrasjes së Tupac dhe ka paguar një milionë dollarë për ekzekutimin e tij. /ZËRI