
GJERMANI- Shpërthimi homofobik i sulmuesit të Wolfsburgut, Kevin Behrens ka shkaktuar bujë në Gjermani. 32-vjeçari gjerman, ka dhënë një përgjigje 'vulgare' kur iu kërkua të firmoste një fanellë skuadre në ngjyrat e ylberit, duke thënë: Unë nuk firmos këtë fanellë homoseksuale.
Incidenti ndodhi gjatë një eventi të klubit ku lojtarët firmosin fanella dhe sende të tjera tifozësh të cilat më pas nxirren në ankand. Kjo deklaratë publike e Behrens shkaktoi tronditje tek të pranishmit dhe drejtuesit e klubit.
I pyetur nga mediat për incidentin, Behrens kërkoi falje publike për sjelljen e tij duke thënë: Komentet e mia spontane ishin krejtësisht të papranueshme. Kërkoj falje për këtë. Çështja tani e tutje trajtohet nga brenda ekipit dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj që nuk do të komentoj më tej .
Tani, mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë dënim nga ana e Bundesligës. Megjithatë, çështja ka marrë dimensione të mëdha brenda mureve të Wolfsburgut./ ZËRI