
HOLLYWOOD- Dalja e fundit e Tom Hanks në Saturday Night Live ka shkaktuar shqetësim për shëndetin e tij. Gjatë pjesëmarrjes së tij në programin televiziv, aktorit i dridheshin duart, ndërsa fansat e tij shprehën shqetësimin se ai mund të ketë Parkinson.
Shumë fansa kanë komentuar duke thënë se ai është shumë më ndryshe se më parë.
“A i dridhet dora Tom Hanks?”, komentoi dikush.
“E vura re këtë, jam shumë i shqetësuar", komentoi dikush tjetër.
Nga ana tjetër kishte nga ata që e justifikuan dridhjen në duar, duke vënë në dukje moshën e tij të vjetër.
"Duke marrë parasysh se ai është pothuajse 70 vjeç, po, ka kuptim që duart e të moshuarve priren të dridhen pak", vuri në dukje dikush.
Kjo nuk është hera e parë që fansat e aktorit shprehen të shqetësuar për shëndetin e tij. Në qershor 2022, një tjetër paraqitje e Tom Hanks kishte ngjallur sërish komente të ngjashme për duart e tij, me disa që besonin se ishte një shenjë e hershme e sëmundjes së Parkinsonit. Aktori dukej se nuk ishte në gjendje të kontrollonte dorën e djathtë që dridhej teksa mbante një mikrofon dhe fliste për Elvisin e Baz Luhrmann. Nuk dihet nëse Tom Hanks po përballet me ndonjë problem shëndetësor, menaxherët e tij nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë çështje. /ZËRI