
TIRANË-Duket se konfliktet mes çiftit Arbenita Ismajli dhe reperit Fero nuk kanë të përfunduar dhe shkak është bërë kujdestaria e vajzës së tyre, Ninës. Së fundi Fero ka publikuar në rrjete sociale një foto të ish-bashkëshortes së tij, Arbenitës në shoqërinë e një mashkull edhe vajzën e saj në një kafene.
"Ndërkohë në Dubai, me të dashurin e ri dhe vajzën time,” shkruan ish-reperi krahas fotos.

Në lidhje me postimin në fjalë ka reaguar edhe vetë modelja, e cila shpjegoi se mashkulli pranë saj ishte një agjent për gjetje apartamentesh, duke shtuar se jeta e saj private nuk i takon më Feros, pasi ata nuk janë më bashkë.
“U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mija dhe pash disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin, nga ishi im i çmendur dhe psikopat. Le të themi se më ka lodh tu bo si një 7 vjeçar që sapo ka hap Instagram. Hasani hasan. Ai ‘hasani” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente. Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që e ke. Thuaj çfarë të duash, betejën e ke humbur moti kohë… Nuk më bën aspak për mendimin e të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan ajo.

Kujtojmë dyshja u ndanë nga njëri-tjetri për arsye dhune. Reperi dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.