
SHBA- E keni imagjinuar gjithmonë por tashmë kemi pamjen e parë të asaj që ishte përafërsisht fytyra e Shën Nikollit, i njohur sot si Santa Clausin. Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë fytyrën e Shën Nikollës së Myrës, figurës historike që frymëzoi Santa Claus-in, ose i njohur ndryshe si Babagjyshi i ditëve moderne. Rindërtimi i fytyrës së tij është bërë gati 1700 vite pas vdekjes së tij nga rindërtimi i kafkës.

Shën Nikolla, një peshkop i krishterë i njohur për bujarinë e tij, jetoi gjatë shekujve të hershëm të krishterimit. Veprimet e tij të mirësisë hodhën themelet për figurën holandeze të Sinterklaas, e cila më vonë u bashkua me atë e Krishtlindjeve angleze për të krijuar Santa Claus që njohim sot.

Cicero Moraes, studiuesi kryesor në këtë projekt, shpjegoi se procesi i rindërtimit përfshin krijimin e një modeli 3D të kafkës bazuar në të dhënat e mbledhura nga Luigi Martino në 1950. Ekipi më pas gjurmoi profilet e fytyrës duke përdorur projeksione statistikore dhe teknika të deformimit anatomik për të siguruar që rezultati final të ishte koherent anatomikisht dhe statistikisht.

Moraes vuri në dukje se imazhi që rezulton në finale portretizon një "fytyrë të fortë dhe të butë", e cila përputhet ngushtë me përshkrimet e gjetura në poezinë e famshme të 1823 "Një vizitë nga Shën Nikolla", e njohur zakonisht si "Twas The Night Before Christmas". Fytyra e rindërtuar përmban një strukturë të gjerë dhe një mjekër të trashë dhe të thinjur, karakteristike e Santa Claus./ZËRI