Qytetërim

Natë për t’u harruar për Ronaldon, kapiteni ndëshkohet me të kuq, kualifikimi i Portugalisë në pikëpyetje

Ronaldo ka mbyllur aventurën në këto kualifikuese, pas ndëshkimit me të kuq në ndeshjen me Irlandën

E.K
Natë për t’u harruar për Ronaldon, kapiteni ndëshkohet
cristiano ronaldo

IRLANDË- Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq për shkak të një goditjeje me bërryl ndaj kundërshtarit, në ndeshjen që luajti kombëtarja e tij në transfertë me Irlandën. 

Një natë e vështirë për Portugalinë në Dublin, e cila, ishte duke humbur 2-0 në mesin e pjesës së dytë, kur pësoi përjashtimin e kapitenit dhe emblemës së saj, Ronaldo.

CR7-ta u perplas brenda zonës me Dara O’Shea-n dhe përfundoi duke e rrëzuar atë me një goditje me bërryl në shpinë.

Gjyqtari e vuri re situatën dhe i dha një karton të verdhë, megjithatë ai e ndryshoi vendimin e tij pasi u thirr në monitor nga VAR.

Portugalia ka nevojë për një fitore për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, dhe do të duhet ta kërkojë atë kundër Armenisë të dielën e ardhshme, ndërkohë që Ronaldo nuk do të luajë për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e mbrëmshme.

Poll

MOS HUMB