TIRANË- Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao ka folur për ndarjen nga këngëtari, me të cilin ka edhe një djalë, Roelin.
Grimierja e njohur, në një bashkëbisedim online me ndjekësit, rrëfeu se kishte ëndërruar që fëmijën e saj ta rriste me të dy prindërit, por theksoi se “kjo është jeta”, dhe asaj iu desh të merrte vendimin e ndarjes, edhe për qetësinë e djalit të saj.
“A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mam e veçanërisht për fëmijën”, u pyet ajo.
Ndërsa Selvije Jao u përgjigj: “Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.
Për Roelin do luftojë që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli!
E inshallah të kemi jetë dhe forcë ti përballojmë sfidat.”
Selvje Jao ka rrëfyer edhe arsyen e largimit nga Tirana, duke u shprehur se erdhi në vendin tonë që të dërgonte djalin e saj në logopedë, por theksoi se siguria është zero, duke shtuar “vritet njeriu para teje në rrugë”.
“Ku te pelqen te jetosh? Une se di pse nuk u pershtate ne Tirane, sdo ta krahasoja me asnje qytet tjetër”.
“E dua Tiranën dhe unë por në Tiranë shkova vetëm për Roelin që e dërgoja nëpër logopedë, por sistemi nuk më pëlqeu, shëndetësia 0, siguria 0, vritet njeriu para teje në rrugë. Do jetoj diku ku do gjej siguri më të mirë dhe zhvillim më të mirë për Roelin”, u shpreh ajo.