
PARIS- Gjatë ndeshjes së Monacos dhe Paris Saint-Germain, portieri Gianluigi Donnarumma u lëndua rëndë, pasi u godit në fytyrë me takën e Wilfried Shingo. Donnarumma u detyrua të largohej nga fusha dhe të bëjë 10 qepje në fytyrë, ndërsa lojtari i Monacos mori një karton të verdhë.
Shingo reagoi menjëherë duke kërkuar falje dhe u shpreh se nuk e bëri me qëllim ndërhyrjen ndaj tij, ku dhe i uroi shërim të shpejtë.
“Dua t'i kërkoj falje Gianluigi Donnarumma. Lëvizja ime padyshim nuk ishte e qëllimshme, por pashë që i shkaktova një dëmtim të rëndë në fytyrë. Të uroj shërim të mire”, tha Shingo.
Pasi Shingo u dënua vetëm me karton të verdhë, portier e kundërshtoi fortë këtë vendim, duke thënë se nuk ishte i drejtë. /ZËRI