Qytetërim

10 rregullat e arta të murgjëve shaolin

Këshillat e Shaolinit nuk mund ta bëjnë realitetin më të bukur, sepse realiteti varet vetëm nga mënyra sesi secili e sheh veten dhe marrëdhënien e tij me botën.

k.m.
10 rregullat e arta të murgjëve shaolin
Foto ilustruese

KINË- Manastiri Shaolin ose Tempulli Shaolin u themelua në shekullin e 5-të dhe brenda shumë pak kohësh u bë i njohur për shkak të arteve marciale, veçanërisht Kung Fu. Kjo është arsyeja pse konsiderohet manastiri budist më i famshëm "Mahayana" në botën perëndimore. Priftërinjtë Shaolin dihet se jetojnë jetë shumë të gjatë dhe të shëndetshme, janë vitalë dhe të qetë, dhe leksionet e tyre janë një kombinim i mësimeve dhe besimeve të Budizmit dhe Taoizmit. Këshillat e Shaolinit nuk mund ta bëjnë realitetin më të bukur, sepse realiteti varet vetëm nga mënyra sesi secili e sheh veten dhe marrëdhënien e tij me botën.

10 urësitë e Priftërinjve Shaolin:

1. Mos mendo shumë

Mos mendoni, analizoni, rrotulloni mijëra mendime (shpesh negative) në kokën tuaj. Një mendim i tillë harxhon shumë energji. Kjo ju bën të plakeni shumë, shumë para kohe.

2. Flisni pak dhe bëni shumë

Shumica e njerëzve mund të klasifikohen në dy grupe - ata që punojnë më shumë dhe ata që flasin më shumë. Është më mirë të punosh shumë dhe të flasësh më pak. Kjo sjell paqe mendore.

3. Punoni, pastaj pushoni

Kur punoni, punoni për 40 minuta dhe më pas bëni një pushim për 10 minuta. Kur shikoni diçka, çdo gjë, për një periudhë të gjatë kohore, ju shqetëson shikimin, organet e brendshme dhe paqen e brendshme.

4. Kontrolloni ndjenjën e lumturisë

Kur jeni të lumtur, kontrolloni atë ndjenjë. Kur humbisni kontrollin, ju kështu do shkatërroni energjinë në mushkëri.

5. Mos u shqetësoni shumë dhe mos u zemëroni

Mos u shqetësoni shumë dhe mos u zemëroni, sepse kështu prishni energjinë e mëlçisë dhe zorrëve.

6. Mos e teproni

Kur hani, mos hani shumë. Kur hani tepër, prishni punën e shpretkës. Hani pak kur ndjeheni pak të uritur.

7. Mos nxitoni

Kur bëni diçka, mos nxitoni, shkoni ngadalë. Shkoni ngadalë dhe do të arrini më shpejt.

8. Praktikoni Qi gong, mos e humbni Yin-in

Nëse merreni vetëm me aktivitet fizik dhe nuk bëni Qi gong (ushtrime të frymëmarrjes dhe fokusimit), do të bëheni shumë të paduruar dhe nervozë. Do të humbni ekuilibrin në trupin tuaj, do të humbni Yin (e keqja, errësira, urrejtja, e cila ruan harmoninë me parimin Yang).

9. Merruni me aktivitet fizik

Nëse nuk merreni me aktivitet fizik, thjesht pushoni ose meditoni, përsëri humbni harmoninë dhe nuk do të keni energji Yang (shpirti, dashuria, drita, e mira).

10. Jepini trupit atë që ka nevojë

Shaolin Kung Fu ju jep gjithçka. Thelbi i trajnimit është krijimi i një ekuilibri midis Yin dhe Yang. Nuk ka rëndësi sa orë praktikoni. Trupit duhet t'i jepet ajo që i nevojitet./ZËRI

Poll

MOS HUMB