Qytetërim

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë më të qetë

Këto janë 11 personazhet e famshëm që u larguan nga Hollywood, duke shpjeguar arsyet që i shtynë ata të bëjnë një ndryshim kaq rrënjësor në jetën e tyre.

k.m.
11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë
Foto ilustruese

SHBA- Janë të shumtë personat e famshëm që, pavarësisht jetës magjepsëse që u ofronte Hollyëood- i, kanë vendosur që të shpërngulen në zona më të qeta duke kërkuar një jetë ndryshe nga ajo që kanë; në vëmendjen e të gjithëve. Shumë prej tyre zotëronin vila luksoze miliona dollarëshe. Por shumë të famshëm gjetën lumturinë në zonat rurale të SHBA-së apo qytetet piktoreske evropiane, larg magjepsjes së industrisë së argëtimit dhe ngutjes së qytetit të madh.

Këto janë 11 personazhet e famshëm që u larguan nga Hollywood, duke shpjeguar arsyet që i shtynë ata të bëjnë një ndryshim kaq rrënjësor në jetën e tyre.

Amanda Seyfried

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Amanda Seyfried u zhvendos në Luginën Hudson për një jetë më të qetë. Ajo e kuptoi se preferonte të jetonte në një fermë, kështu që bleu një dhe kalon pjesën më të madhe të jetës atje.

Richard Gere

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Richard Gere zbuloi vendimin e tij për t'u transferuar në Spanjë gjatë një interviste në "The Tonight Show with Jimmy Fallon" në nëntor 2024. Gere është i martuar me Alejandra Silva që nga viti 2018 dhe u shpreh se bashkw me fëmijët e tyre do tw jetojnw nw Europw.

Ellen DeGeneres

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi, të njohur për blerjet e tyre të rëndësishme të pasurive të paluajtshme, vendosën së fundmi të largohen nga Montecito, Kaliforni dhe të vendosen në fshatin anglez, në rajonin Cotswolds. Sipas “The Wrap”, vendimi i tyre u ndikua nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe rizgjedhja e Donald Trump.

Eva Longoria

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Edhe Eva Longoria , pas zgjedhjeve, shprehu synimin e saj për të jetuar mes Spanjës dhe Meksikës me burrin dhe djalin e saj. Aktorja tha për "Marie Claire": Atmosfera ka ndryshuar nga përpara pandemis. Pas koronavirusit, gjërat u përkeqësuan. Nuk dua të flas keq për Kaliforninë, por ndihem sikur ky kapitull i jetës sime është mbyllur.

Zayn Malik

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Këngëtari britanik Zayn Malik prej vitesh jeton në periferi të Pensilvanisë. Përmes deklaratave që kishte bërë për “Elle”, ai kishte thënë për vendimin e jetës që mori: Jam adhurues i natyrës, u dashurova me peizazhin dhe qetësinë.

Mark Wahlberg

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Mark Wahlberg u zhvendos nga Hollywood në Nevada për t'u siguruar një të ardhme ndryshe fëmijëve të tij. Ai vetë shpjegoi në “The Talk” se ky vendim kishte të bënte me kushtet më të mira të jetesës që ëndërronte për fëmijët e tij. 

Gwen Stefani

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Gwen Stefani dhe bashkëshorti i saj, Blake Shelton, janë zhvendosur në Tissomigo, Oklahoma. Këngëtarja kishte folur për “People” për faqen e re që kanë kthyer në jetën e tyre, duke theksuar: Atje përditshmëria jonë është plot me punë, ashtu siç bënte mamaja ime. Nuk më pëlqen lagështia apo insektet, por natyra atje është unike dhe të lidh me Zotin.

Tom Selleck

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Tom Selleck, ylli i serialit "Blue Bloods", ka jetuar në një fermë në Ventura County, që ndodhet në pjesën jugore të shtetit të Kalifornisë, SHBA, që nga viti 1988.

“Kontakti me natyrën dhe puna në fermë më mban të ekuilibruar,”- tha aktori për “People”.

Mark Ruffalo

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Mark Ruffalo zgjodhi të jetojë në Sullivan County, Nju Jork. Duke folur për jetën e tij të re larg dritave të shndritshme të Hollivudit, ai në një intervistë për “ Nowness” tha: Qëllimi ynë ishte thjeshtësia.

Michael Keaton

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Michael Keaton jeton në Montana. Aktori shpjegoi për CBS News sesi realizoi një ëndërr fëmijërie përmes këtij ndryshimi të madh që bëri në jetën e tij.

"Ishte ëndrra ime e fëmijërisë. Kur bleva pronën, kuptova se asgjë nuk na përket vërtet. “Ne jemi thjesht qiramarrës në këtë tokë,”-tha ai.

Steve Martin

11 "VIP-a" të Hollywood që zgjodhën një jetë

Steve Martin kombinon muzikën me qetësinë e natyrës, duke kaluar kohë me grupin Steep Canyon Rangers në Brevard, në Karolinën e Veriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB