
SHBA- Curtis "50 Cent" Jackson ka mohuar akuzat se ai ka përdhunuar dhe dhunuar fizikisht ish-partneren e tij, Daphne Joy. Këtë e bën me dije një përfaqësues i reperit.
“Akuzat shqetësuese në deklaratat e paraqitura kohët e fundit në një çështje gjyqësore që përfshin Daphne Joy, nëna e fëmijës tim 12-vjeçar, më kanë detyruar të marr të gjithë veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur djalin tim, Shire. Akuzat e fundit të rreme dhe të pabaza të Daphne Joy janë qartë në përgjigje të vendimit tim për të kërkuar kujdestarinë e vetme të djalit tim. Djali im Shire është prioriteti im kryesor dhe mbajtja e tij në një mjedis të sigurt është fokusi im i vetëm për momentin”.
Më herët të enjten, Joy shkoi në Instagram, duke pretenduar se 50 Cent e kishte sulmuar seksualisht në të kaluarën. Çifti ishte në një lidhje në vitin 2011 përpara se të mirëpritnin djalin e tyre në 2012 dhe përfundimisht u ndanë pak më vonë./ZËRI