Qytetërim

8 marsi i futbollit; nuk ka sporte vajzërore, ka vajza në sport dhe sport

Deklarata u bë pas një fitoreje të vajzave italiane ndaj atyre zvicerane, në dhjetorin e vitit 2023.

Redaksia Zëri
8 marsi i futbollit; nuk ka sporte vajzërore, ka vajza në sport dhe
Foto ilustruese

ITALI- Trajneri i kombëtares italiane të futbollit për vajza, Andrea Soncin, në dhjetorin e vitit 2023, bëri një deklaratë që gjeti viralitet dhe klikime: "Nuk është futboll i vajzave, ky është futboll".

Deklarata u bë pas një fitoreje të vajzave italiane ndaj atyre zvicerane, në dhjetorin e vitit 2023. Sot kjo deklaratë u përdor nga faqja zyrtare e Federatës Italiane të Futbollit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave. Edhe redaksia e sportit të Zëri.al i bashkohet kësaj përpjekjeje kaq origjinale për ta revolucionarizuar kulturalisht dhe linguistikisht qasjen ndaj grave.

"Nuk ka futboll për vajzat, ka futboll, ka sport dhe vajza të gatshme për ta bërë këtë sport tyrin".

Redaksia e sportit në Zëri.al u dërgon një urim special grave shqiptare të sportit dhe lajmeve të sportit./ZËRI

Poll

MOS HUMB