
KOSOVË-Këngëtari, Blero Muharremi i ka dhënë fund aludimeve se është rikthyer me ish-bashkëshorten e tij, Afrona Dika, pasi ish-çifti u shfaqën së bashku në podcast-in e biznesmenes rreth 2 vite pas ndarjes. Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Kosova ka sqaruar se nuk është në një lidhje dhe shtuar se qëllimi i intervistës ka qenë për të dhënë një shembull të mirë.
“Më duhet të qartësoj diçka. Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe të ndryshojmë raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj. E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single që ta qartësojmë dhe këtë çështje”,-shkruan Blero.
Blero ishte i ftuari i radhës në podcastin e Dikës, “Talk with Afrona”, ku ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer mjaft detaje personale. Në një moment, Afrona e pyet Bleron se përse nuk funksionoi martesa e tyre, e ky i fundit thekson se ajo u zhduk nga jeta e tij. /ZËRI