Qytetërim

“Do të blinte një rezidencë”, Melania zbulon se ku e çoi Donald Trump në takimin e tyre të parë

Ish-Zonja e Parë tregoi dhe fillimet e hershme të lidhjes së tyre, ku u shpreh se ajo refuzoi t’i jepte fillimisht numrin e saj ish-presidentit, por më pas ajo “u dorëzua”.

I.F
“Do të blinte një rezidencë”, Melania zbulon se ku e
Donald dhe Melania Trump

UASHINGTON- Melania Trump ka bërë daljen e saj të parë televizive pothuajse pas 2 vitesh. Gjatë një interviste për rrjetin amerikan “Fox News”, ajo foli për kujtimet e saj dhe takimin e parë me Donald Trump. Ajo tha se si takim të parë ajo dhe Trump shkuan për të parë një rezidencë që ai do të blinte, rreth 1 orë e gjysmë larg shtëpisë së saj.

Ish-Zonja e Parë tregoi dhe fillimet e hershme të lidhjes së tyre, ku u shpreh se ajo refuzoi t’i jepte fillimisht numrin e saj ish-presidentit, por më pas ajo “u dorëzua”. Më pas ata filluan të flisnin në telefon teksa ajo po ishte në një shfaqje mode në Karaibe dhe e caktuan takimin e tyre të parë, pasi ajo u kthye.

Ata shkuan së bashku në Neë Jersey, ku manjati i pasurive të paluajtshme, Trump, ndërthuri takimin e tyre të parë së bashku me biznesin, ku pyeti edhe atë nëse i pëlqente prona që po shihte.

“Pra, ai po kombinonte biznesin me mua në takimin e parë. Dhe ishte shumë bukur, sepse ishim vetëm ne të dy në makinë për një orë e gjysmë, nuk kishte as njerëz të tjerë dhe nuk tërhoqëm vëmendje, pasi në atë kohë ai ishte i famshëm”, tha Melania Trump.

Kujtimet mund të ndryshojnë

Duket se kujtimet e ish-Zonjës së Parë kanë ndryshuar, pasi 8 vite më parë ajo tha se ata shkuan për darkë në Neë York, në restorantin Moomba.

“Ishte një vend i mrekullueshëm. E mbaj mend atë natë si dy muaj më parë”, tha ajo për Harper’s Bazaar.

Në intervistën e saj me Fox NeWs, e cila vjen përpara publikimit të librit të saj të ri "Melania", ajo gjithashtu pa në televizion momentin kur u qëllua në vesh ish-presidenti.

“Vrapova drejt televizorit dhe e pashë… Nuk isha aty live, por ato 3 minutat… ai ishte vetëm… Nuk dija asgjë nëse ai ishte mirë, askush nuk po jepte informacion. Trump ishte ende i shtrirë në tokë dhe nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte”, tha Melania Trump. Ajo gjithashtu foli edhe për tentativën e tij të dytë ndaj tij, ku një person i armatosur ishte fshehur në shkurre në fushën e golfit të ish-presidentit në Florida, për të fakti që bashkëshorti i saj u mbijetoi të dy atentatorëve të mundshëm është një mrekulli.

“Sapo e pashë në televizion, e telefonova menjëherë dhe ai ishte mirë, sepse Shërbimi Sekret parandaloi çdo gjë. Ishte një ekip fantastik. Mendoj se fakti që ai iu shpëtoi të dyja ngjarjeve është një mrekulli”, tha ajo. /ZËRI

Poll

MOS HUMB