Qytetërim

Akuza të reja për Diddy-n: Ai i regjistroi përdhunimet, drogonte burra dhe më pas i paguante

Avokatët e tij mohojnë akuzat e tre burrave, duke i quajtur ato "gënjeshtra".

k.m.
Akuza të reja për Diddy-n: Ai i regjistroi përdhunimet, drogonte
Diddy

SHBA- Akuza të reja të rënda janë ngritur ndaj reperit Diddy, pasi tani janë 3 burra që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga Sean Combs. Sipas aktakuzës, Diddy dyshohet se ka droguar dhe abuzuar me 3 personat që e kanë akuzuar. Madje, njëri pretendon se i gjithë akti ndaj tij është filmuar dhe për atë që ndodhi i dhanë 2500 dollarë.

Ankesat e reja kanë të bëjnë me incidente të ndodhura mes viteve 2019 dhe 2022. Tre burrat pretendojnë se u kanë dhënë një pije alkoolike dhe kanë humbur ndërgjegjien, më pas janë abuzuar seksualisht. Përveç personit që pretendon se e gjithë ngjarja është filmuar, 2 të tjerët thonë se janë abuzuar në dhomat e hotelit që Combs kishte marrë me qira, duke përfshirë Park Hyatt në Nju Jork.

Avokati i burrave, Thomas Giuffra, tha se rastet ndjekin një "model shqetësues të ngjashëm". Por avokatët e Diddyt mohojnë akuzat e tre burrave, duke i quajtur ato "gënjeshtra".

Reperi i njohur amerikan, Diddy është arrestuar që nga 16 shtatori në burgun famëkeq të Brooklyn. Mjedisi i burgut është cilësuar nga avokatët e tij si i ashpër, me probleme si mungesa e personelit dhe dhunë. Por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Gjyqi ndaj tij për akuzat për abuzime seksuale dhe zhvatje është caktuar për në maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB