
ITALI- Edicioni i 74-të i Festivalit ka filluar me panik dhe frikë. Mëngjesin e së martës, me një telefonatë anonime, burri kishte bërë me dije praninë e një lënde shpërthyese brenda teatrit Ariston, ku po zhvillohet Festivali.
Policia e Sanremos ka denoncuar një 52-vjeçar me akuzën se ka shkaktuar alarm. Oficerët nuk urdhëruan evakuuimin e teatrit dhe në përfundim të një hetimi të shpejtë, ata arrestuan 52-vjeçarin. Burri ka rrëfyer se ngriti alarmin për shkak të acarimit me organizimin e Festivalit.
Edicioni i 74-të i Festivalit të Sanremos u transmetua drejtpërdrejt nga teatri Ariston mbrëmjen e së martës 6 shkurt, në drejtimin e Amadeus. Natën e parë në Sanremo janë prezantuar 30 këngët konkurrente për shtypin në Romë dhe Milano. Në skenë sot do të performojnë 15 këngëtarë.
/ZËRI