Qytetërim

Alex Ferguson nxjerr në shitje vilën super luksoze (FOTO)

Trajneri legjendar i United, pas vdekjes së gruas së tij, ka vendosur të shesë shtëpinë ku jetoi në 30 vitet e fundit.

D.XH
Alex Ferguson nxjerr në shitje vilën super luksoze (FOTO)
Alex Ferguson

MANCHESTER - Kur në vitin 1986, Alex Ferguson u largua nga Aberdeen për në Manchester për të marrë drejtimin e United, gruaja e tij Kathy dhe tre djemtë e familjes qëndruan deri në verën e ardhshme në qytetin skocez lindor për të përfunduar vitin shkollor.

Verën tjetër, familja u ribashkua me Ferguson duke u zhvendosur në një vilë mahnitëse në Uilmslou, Cheshire, rreth 25 minuta nga terreni i stërvitjes së Djajve të Kuq. Një vilë të cilën e fitoi me një hua, por ishte “shtëpia e ëndrrave” e gjithë familjes.

Alex Ferguson nxjerr në shitje vilën super luksoze (FOTO)
Vila 2

Një rezidencë e bukur e ndërtuar në 7 hektarë tokë, në një nga rrugët më të kërkuara në Cheshire, siç përshkruhet nga agjentët e pasurive të patundshme, plotësisht e izoluar nga pjesa tjetër e rezidencave luksoze, që ndodhen në të njëjtën zonë. Ndër të tjera, vila ka pesë dhoma gjumi, një zonë mahnitëse pishine dhe foto të momenteve më të mira të Fergusonit në tribuna (kryesisht United) dhe një oborr të ngjashëm me stadiumin.

Alex Ferguson nxjerr në shitje vilën super luksoze (FOTO)
Vila 3
Alex Ferguson nxjerr në shitje vilën super luksoze (FOTO)
Vila 4

Në vitet që kaluan, shumë të famshëm nga bota sportive u transferuan në Uilmslou, me Fergusonin që kishte Raheem Sterling (atëherë lojtar i Cityt), Andy Robertson (Liverpool) si fqinjë të tij.

Alex Ferguson nxjerr në shitje vilën super luksoze (FOTO)
Vila 5
Alex Ferguson nxjerr në shitje vilën super luksoze (FOTO)
Vila 6

Por vdekja e gruas së tij të dashur Cathy, e çoi Sir Alex në vendimin për të lënë shtëpinë ku ata jetuan së bashku për 36 vitet e fundit të jetës së tyre. Siç u zbulua, tekniku skocez që nga e mërkura e kaluar ka vendosur një shpallje për shitjen e pronës. Çmimi minimal është 3.5 milionë paund (pak më shumë se 4 milionë euro)./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB