
SHBA- "American Idol" ka hapur dyert për të gjithë artistët. Një prej tyre edhe Kim, djali nga Kosova që impresionoi jurinë me talentin e tij dhe njëkohësisht ka bërë për vete gjithë shqiptarët.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është historia e tij prekëse. Kim ju desh të jetonte 6 vite larg familjes i vetëm në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij dhe që një ditë të performonte në "American Idol".
Mes lotëve tregoi se nëna e tij jeton ende në Kosovë dhe se dy vite pasi ai u lind, nëna u sëmur dhe nuk e ka dëgjuar më të këndojë.
Historia e Kimit ka prekur jurinë veçanërisht këngëtaren e njohur Katy Perry e cila i kërkoi të telefononte nënën e tij dhe të këndonte një këngë në shqip. Mes lotësh dhe krenar për origjinën e tij Kim ka kënduar këngën e famshme “Oj Kosovë, oj nëna ime", pasi kaloi fazën e parë./ ZËRI