Qytetërim

Angelina Mango rrëqethëse, "ringjall" në Sanremo babanë e ndjerë

Pino Mango u zhduk kur Angelina ishte vetëm 13 vjeç. Por tani u "rijetësua" nëpërmjet vajzës së tij.

k.m.
Angelina Mango rrëqethëse, "ringjall" në Sanremo
Angelina Mango dhe Pino

ITALI- Performanca e Angelina Mango ka dhuruar emocione në skenën e Ariston. E reja i bëri homazhe për babain e saj Pino me "La rondine", duke shënuar duartrokitjen më të gjatë dhe më e fortë deri tani për interpretimin e shkëlqyer të këngës. Pino Mango ndërroi jetë nw vitin 2014, kur Angelina ishte vetëm 13 vjeç.

Por tani u "rijetësua" nëpërmjet vajzës së tij.

 

"Pino, Pino,"-bërtitën të pranishmit, duke kujtuar atë që Amadeus e përkufizoi si një nga zërat më të bukur të muzikës italiane. Madje para se të mirëpriste Angelina Mangon, Amadeus tha: Dikush atje lart na do. Artistja e re, dukshëm e emocionuar, falënderoi në fund orkestrën, maestron dhe vëllain e saj Giovanni. Këtë vit, Angelina Mango ishte një nga të preferuarat e këtij festivali, e rrjedhimisht kryesoi top pesëshen e mbrëmjes së tretë.

Pse La Rondine?

“Zgjedhja ishte mjaft instinktive kur vendosa që doja të bëja homazhe për babain tim. E provova në piano dhe kuptova se sa e ndjeja se shpirti i këngës ishte i imi. Unë menjëherë thashë "kjo është, nuk ka kuptim të provoj të tjerat. Të këndosh këtë këngë është padyshim një goditje në zemër. Më duket një këngë e ëmbël pavarësisht se është prekëse”.

Gjithë performancën e mbylli me lot në sy, ashtu siç edhe e kishte parashikuar. 

"Nuk kam frikë të prekem. Nuk do të kem kurrë frikë se mos prekem, kurrë nuk e mbroj veten nga emocionet apo dashuria,”-tha ajo para performancës./ZËRI

Poll

MOS HUMB