
SHBA-Themeluesja e ‘SKIMS’, Kim Kardashian ka ndarë me fansat e saj në episodin e ri të “Keeping Up With Kardashians” se çfarë mban në mini çantën e saj 'Hermes Kelly' me vlerë 37,000 dollarë. Ajo u shpreh se mund të vendosë saktësisht tre gjëra në çantën e saj të vogël.
“Më pëlqen kjo çantë e vogël e jotja. Çfarë ka brenda?”, pyeti Murphy.
Kim tha se çanta në fakt ishte bosh, pasi e kishte kapur në momentin e fundit duke dalë. Mes të qeshurave Kim i është përgjigjur se në atë çantë mund të mbajë një buzëkuq ose një çamçakëz, por edhe pse nuk mund të mbajë shumë gjëra asaj i pëlqen.
“Por zakonisht do të mbaja një copë çamçakëz, një pudër dhe një buzëkuq”, tha Kim.
Kim njihet për stilin e saj, veshjet unike dhe gjithashtu për posedimin e brendeve të shtrenjta./ZËRI