
Heidi Baci
TIRANË-Ish-banorja e Big Brother VIP, Heidi Baci është surprizuar ditën e sotme me një buqetë me lule. Pas mbarimit të edicionit, për disa ditë Heidi nuk ishte aktive në rrjete sociale dhe as në intervista, madje në After Party-n e organizuar u shfaq me syze dielli. Brenda shtëpisë Heidi krijoi një lidhje me aktorin Romeo Veshaj dhe fansat mesa duket po i mbështesin për çdo vendim të tyre.
Së fundmi ish-banorja ka postuar në Instastory një buqetë me lule ku ndodhen edhe dy foto të saj me Romeon e duket se mund të jenë dërguar nga ndonjë fans, pasi Heidi ka shkruar: "Ju duam prej vërteti."

POSTIMI
Poll