Qytetërim

Arbana Osmani apo Jonida Vokshi, kush do të prezantojë BBVK 3?

Me anë të një story ne aplikacionin Instagram, Vokshi i ka dhënë përgjigje pyetjes së një prej ndjekësve të saj.

M.M
Arbana Osmani apo Jonida Vokshi, kush do të prezantojë BBVK 3?
Jonida Vokshi dhe Arbana Osmani

KOSOVË-  Vetëm dy muaj na ndajnë nga fillimi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova dhe mund të themi se “dramat” kanë filluar. Këtë herë nuk bëhët fjalë për banorët por për ata që do të moderojnë, pra prezantuesit.

Menjëherë pas përfundimit të BBVK 2 dhe pasi Arbana u konfirmua se nuk do të moderonte Big Brother VIP Albania 3, filluan aludimet se Osmani do të merrte në dorë drejtimin e BBVK 4 krah Luiz Ejllit si opinionist.

Ky lajm asnjëherë nuk u konfirmua apo mohua nga vet moderatorja, por dyshimet u shtuan kur ajo u bë imazhi i kompanisë së një prej realizuesve të BBVK.

Ditën e sotme (20 gusht) kësaj “drame” i është bashkuar edhe Jonida Vokshi, e cila ka moderuar tre edicionet e para të BBVK. Me anë të një story ne aplikacionin Instagram, Vokshi i ka dhënë përgjigje pyetjes së një prej ndjekësve të saj.

E pyetur se cilat janë projektet që do të shihet në vazhimësi, Vokshi është përgjigjur se projektet e saj do të jënë nga tetori e tutje dhe se do të zbuloj më shumë kur të jetë koha e duhur.

Arbana Osmani apo Jonida Vokshi, kush do të prezantojë BBVK 3?
Instastory i Jonida Vokshit

"Me cfarë projektesh do të shohim në vazhimësi?" u pyet ajo nga një ndjekës.

"Kam disa prej tetorit e tutje, do ti zbuloj kur ti vij koha" ishte përgjigja e moderatores.

Muaj tetor përkon me nisjen  BBVK 4 dhe tashmë ndjekësit janë më në dilemë se kurrë nëse do të prezantojë Arbana Osmani apo Jonida Vokshi?

Nuk mbetet gjë tjetër veç se të presim një kofirmim zyrtar nga vet organizatorët e emisionit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB