Qytetërim

Armando Broja “befason” merkaton: Sulmuesi shqiptar qëndron në Premier League

Sipas eksperti të merkatos, Fabrizio Romano, Broja do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore brenda 24 orëve, ndërsa më pas pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i Burnleyt.

l.k
Armando Broja “befason” merkaton: Sulmuesi shqiptar qëndron
Armando Broja

LONDËR- Armando Broja ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij në futboll, duke mbyllur përfundimisht kapitullin me Chelsea-n dhe duke firmosur një kontratë të re me Burnley-n. Në vend që të largohej nga Anglia drejt ndonjë Kampionati Evropian, siç ishte përfolur prej javësh, sulmuesi shqiptar ka zgjedhur të mbetet në Premier League, në një klub ku pritet të ketë më shumë hapësira për të shfaqur aftësitë e tij.

Sipas eksperti të merkatos, Fabrizio Romano, Broja do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore brenda 24 orëve, ndërsa më pas pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i Burnleyt. Klubi anglez ka arritur një marrëveshje me Chelsean për transferimin përfundimtar të 23-vjeçarit, duke përmbushur kërkesat financiare të londinezëve dhe të vetë lojtarit.

Lëvizja e Brojës ka ardhur si befasi për shumëkënd, pasi për të ishin të interesuara klube të njohura europiane si RB Leipzig, Stuttgart, Parma dhe PSV Eindhoven. Megjithatë, vetë futbollisti ka vendosur të qëndrojë në elitën e futbollit anglez, ku sheh më shumë mundësi për të luajtur si titullar dhe për të rifituar formën më të mirë.

Broja ka qenë prej vitesh një nga emrat më premtues të futbollit shqiptar, por pas huazimeve te Vitesse, Southampton, Fulham dhe së fundmi Everton, nuk arriti të gjejë vazhdimësinë e dëshiruar te Chelsea.

Ky hap i ri mund të jetë pikërisht ajo që i duhet Brojës për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes, si në Premier League, ashtu edhe në kombëtaren kuqezi./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB