
TIRANË- Sherri mes moderatores Erjola Doçit dhe balerinit Graciano Tagani ka përfunduar pas daljes nga shtëpia e "Big Brother". Vetëm pak më parë ka nisur ceremonia e tapetit të kuq të finales së madhe të “BBV3” me ish-banorët e këtij edicioni dhe të dy janë pajtuar. Madje kanë shkëmbyer edhe një përqafim në tapetin e kuq. Mesa duket në këtë natë finale, të dy kanë vendosur që t'i lënë pas krahëve të gjithë hatërmbetjet nga brenda shtëpisë së “BBV3”.
Teksa ishin në shtëpi, Graciano ka zbuluar se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Deklarata e tij shkaktoi "turbulenca" në shtëpi.
MOMENTI ME VIDEO:
View this post on Instagram