
SHBA- Babai i Lindsay Lohan, Michael, u arrestua të shtunën për sulm ndaj ish-gruas së tij, Kate Major. Sipas deklaratave nga zyra e sherifit për "People", gruaja ishte duke zhvilluar një takim mjekësor kur vuri re Michael Lohan në parkingun e ndërtesës. Menjëherë telefonoi Policinë duke pretenduar se po ndiqej nga i shoqi.
Ajo pretendoi se disa ditë më parë, Michael Lohan e kishte hedhur nga një karrige në shtëpinë e tyre, për këtë arsye ajo kishte rezervuar takimin me mjekun. Madje sherifit që e mori në pyetje, i tregoi edhe mavijosjet në trup. Pas denoncimit, autoritetet kontaktuan me 64-vjeçarin dhe ai u arrestua në shtëpinë e tij.
Michael Lohan po mbahet në Komisariat, i akuzuar për dhunë në familje dhe për lirimin e tij është caktuar tarifa 30,000 dollarë. Ai i mohon akuzat dhe në një deklaratë për TMZ, ai tha: Kam heshtur për mjaft kohë për abuzimin fizik, verbal dhe emocional të Kate. Ajo më futi në kurth. Në fillim ajo tha se po e përndiqja. Vërtet? Pastaj, kur kjo nuk funksionoi, ajo tha se e shtyva nga një karrige, që gjithashtu është një gënjeshtër. Jo vetëm që fëmijët e mi mund ta konfirmojnë këtë, por kam edhe video.
Çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Landon 12-vjeçar dhe Logan 10-vjeçar. Kate Major bëri kërkesë për divorc në vitin 2018. Kjo nuk është hera e parë që çifti ka probleme me ligjin. Michael Lohan ishte përballur me autoritetet në vitin 2020 pasi sërish Kate e kishte denoncuar për dhunë./ZËRI