
BRITANI- Thomas Markle, vijon përpjekjet e tij për t'u bashkuar me të bijën Meghan Markle, bashkëshorten e Princit Harry dhe se dëshiron të takojë nipin dhe mbesën e tij. Deklaratat 79-vjeçari i bëri gjatë një interviste në "Good Mornoing Britain" ku u shpreh se nuk e ka takuar kurrë nipin e tij tashmë pesë vjeç dhe mbesën.
'Jam zemërthyer. Jam shumë i mërzitur. Kjo është një gjë mizore për t'i bërë gjyshit, të mohosh të drejtën për të parë një nip. Në Kaliforni mund të padisë për t'i parë ata, por nuk dua ta bëj këtë. Gjëja tjetër është se nuk kam bërë asgjë të keqe. Nuk ka asgjë që të thotë se jam një njeri i keq. Unë jam një baba vërtet i dashur dhe ajo e di këtë, dhe nuk ka asnjë justifikim për t'u trajtuar me mua në këtë mënyrë, nuk ka justifikim për të trajtuar gjyshërit në atë mënyrë.Nuk e kam parë kurrë llojin e gruas në të cilën ajo u shndërrua. Ajo ka ndryshuar", tha ai.
Kur u pyet nëse mendonte se fajin e kishte Harry, Thomas Markle tha:
"Unë mendoj se ajo ka një ndikim tek Harry më shumë sesa ai tek ajo. Unë jam gjithmonë këtu për të, unë ende e dua - do ta dua përgjithmonë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë, por dua që ajo të më afrohet dhe të më lërë të shoh nipërit e mbesat e mia. Njerëzit se meritojnë faljen.
Babai i Meghan e krahasoi veten me mbretin Charles III, duke thënë se të dyve u është hequr kontakti me nipin e mbesën.
"Mbreti Charles nuk ka bërë asgjë të keqe gjithashtu dhe atij i mohohen fëmijët ashtu si unë," tha ai./Zëri.ai