
TIRANË- Këngëtarja e njohur Ruenca Haxhia ka reaguar pas lirimit nga qelia e paraburgimit. Në rrjetet e saj sociale, pas lirimit nga burgu, këngëtarja Enca falenderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur në momentet e vështira që kaloi.
"Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova,"-shkruan ajo, ndërkohë që nuk i kursen zemrat ndaj fansave dhe ndjekësve në rrjetet sociale. E po ashtu, ironizon edhe emrin e aksionit të Policisë së Shtetit.
"Ata paskan qenë duke studiuar ballkonin tim,"-shkruan ajo për operacionin "Balcony", ndërsa ka postuar një foto të saj me bikini.
Këngëtarja u arrestua nga policia e Tiranës pasi iu gjetën në ballkonin e shtëpisë 5 vazo të mbjella me kanabis. Para hetuesëve, këngëtarja tha se bimët i kishte mbjellë sepse kishte kuriozitet./Zëri.ai