
BERLIN- Bajerni i Mynihut dhe Bajeri i Leverkusenit dje ngecën në 1-pikësha barazimi në dy ndeshje të ndryshme, 5 ndeshje nga fundi i kampionatit gjerman dhe mes tyre mbetet ende diferenca gjashtëpikëshe në renditjen e kampionatit gjerman.
Bajerni ngeci në barazim në një ndeshje emocionuese me Borusian e Dortmundit në "Alianz Arena", 2-2. Verdhezinjtë nga Dortmundi kaluan në avantazh me Bejerin në minutën e dyzet e tetë, por dy gola të shpejtë të bavarezëve, nga Guerreiro dhe Gnabri, në minutën e 65-të dhe 69-të e ndërruan rezultatin.
Anton e ktheu ekuilibrin 6 minuta më pas në 2-2 duke i dhënë 4 gola pjesës së dytë të kësaj ndeshjeje. Bajerni krijoi më shumë raste por pati më pak fat. Në kontroll topi dhe në kërkim të portës kundërshtare bavarezët ishin dominues, por përqendrimi i vëmendjes te ndeshja jetike e kthimit të çerekfinales me Interin kushtoi.
Në anën tjetër Bajeri i Leverkusenit e pati të bardhë dhe pa gola me Unionin e Berlinit duke e dëshmuar për të disajtën herë pafuqinë sulmuese pas dëmtimit të Florian Vircit./ZËRI