Qytetërim

Ballkani "zjarr", më të gjobiturit nga UEFA këtë "Euro2024", Spanja model

Vendin e parë e mban Federata Kroate e Futbollit, e ndjekur nga ajo shqiptare. Vendin e tretë në "pole position" e mbajnë serbët.

k.m.
Ballkani "zjarr", më të gjobiturit nga UEFA këtë
Foto ilustruese

GJERMANI- "Ballkani" ka qenë zjarr këtë Kampionat Europian të Futbollit. Këtë e tregojnë më së miri shifrat e "The Athletic", media e cila ka bërë një përmbledhje të Kombëtareve më të ndëshkuara në Euro 2024. Vendin e parë e mban Federata Kroate e Futbollit, e ndjekur nga ajo shqiptare. Vendin e tretë në "pole position" e mbajnë serbët. Gjobat e mëposhtme janë marrë si pasojë e sjelljeve të palejuara të tifozëve në stadiumet e Gjermanisë, por jo vetëm.

GJOBAT:

Ballkani "zjarr", më të gjobiturit nga UEFA këtë

Kroacia 220.875 euro
Shqipëria 171.375 euro
Serbia 166.625 euro

Më “fair-play” janë shfaqur francezët, sllovakët dhe spanjollët, që nuk kanë harxhuar asnjë cent për gjoba deri më tani. Megjithatë vendet e tjera e kanë mbushur arkën e UEFA-s me 1.2 mln euro më shumë./ZËRI

Poll

MOS HUMB