Qytetërim

Bazeli zgjidhet si qyteti pritës i 'Eurovision 2025'

Pas fitores së këngëtarit zviceran Nemo në Malmo në konkursin e këtij viti në Suedi me këngën e tyre ‘The Code’, vendi mori përsipër detyrat e pritësit për vitin 2025.

F.I
Bazeli zgjidhet si qyteti pritës i 'Eurovision 2025'
FOTO ILUSTRUESE

ZVICËR-Bazeli në Zvicër do të jetë qyteti pritës i Eurovision Song Contest, kanë njoftuar këtë të premte organizatorët e festivalit muzikor. Pas fitores së këngëtarit zviceran Nemo në Malmo në konkursin e këtij viti në Suedi me këngën e tyre ‘The Code’, vendi mori përsipër detyrat e pritësit për vitin 2025.

Është hera e tretë që Zvicra fiton konkursin, pas Lys Assia në 1956 dhe Céline Dion në 1988. Transmetuesi pritës SRG SSR dhe EBU do të presin konkursin e 69-të të këngës në Eurovision në maj 2025. 

Poll

MOS HUMB