Qytetërim

Bepe Rossi organizon ndeshjen e lamtumirës, në fushë Batistuta dhe yje të tjerë

Rosi, një ndër futbollistët më të pafat të gjeneratës së tij, pati njoftuar pak kohë më parë largimin nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

Redaksia Zëri
Bepe Rossi organizon ndeshjen e lamtumirës, në fushë Batistuta
Skuadra e Fiorentinës

Firence– Një ndër talentet më të mëdha të futbollit italian të dy dekadave, njëherësh edhe më fatkeqi, mblodhi në fundjavë në "Artemio Franki" miqtë e tij, kryesisht nga skuadrat e Fiorentinës dhe Vijarealit dhe zhvilloi një ndeshje lamtumire. Xhiuzepe Rosi, një ndër futbollistët më të pafat të gjeneratës së tij, pati njoftuar pak kohë më parë largimin nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

Xhiuzepe Rosit i mungonin shumë ndeshje në këmbë, për shkak të gjunjve të tij të dobët– dëmtime të cilat e shkruan karrierën e tij më tepër se sa golat– andaj edhe i munguan shumë gola, edhe pse shumë gola të tjerë i pati shënuar. Prej 2015-s deri në mbylljen e karrierës së tij pak muaj më parë, gjendej shpesh pa kontratë, e herë nen kontratë e i dëmtuar, ose jashtë forme për shkak të demtimit paraardhes.

Karrierës së tij i mungojnë 10 vjet formë fizike. Numërohen plot 35 muaj pa kontrata (gati 3 vjet) ku karriera e tij disa herë konsiderohej e mbyllur dhe 3 vjet në spital, pamundësi levizjeje për shkak dëmtimesh të rënda.

E megjithatë, për aq jorregullisht sa luajti, u largua me 363 ndeshje te luajtura, 132 gola të shënuar dhe 41 asiste.

Me siguri Bepe Rosi do të ishte një ndër më të mirët e historisë së Italise, por nuk e pati fatin në krah. Në lamtumirën zyrtare pati përkah Toldon, Jorgensenin, Gonzalo Rodriguezin, Vargasin, Akiljanin, Badeljin, Pizaron, Borja Valeron dhe dyshen Toni-Batistuta, që i mbështeste vetë nga pas. Në krahun tjetër rreshtoheshin kampionë të tjerë: Frej, Krishito, Godinii, Vidiçi, Kapdevila, De Rosi, Sena, Kandreva, Cani, Mario Gomez& dhe Iliçiçi. Dy trajnerët e grupimeve ishin Dellapina i Fiorentinës dhe Pellegrini i Vijarealit./ZËRI

Poll

MOS HUMB