Qytetërim

‘Bomba’ e Rey Manajt, i shënon Fenerbahçes (VIDEO)

Rey Manaj realizoi gol në fushën e ekipit gjigand turk, Fenerbahce. Ai festoi përballë Edvin Dzekos.

D.XH
‘Bomba’ e Rey Manajt, i shënon Fenerbahçes (VIDEO)
Manaj shenon ndaj Fenerbahce

TURQI – Futbollisti nga Shqipëria Rey Manaj ka realizuar golin e tij të pestë në këtë sezon futbollistik. Lushnjari ka shënuar për ekipin e tij Sivasspor, teksa përballë kishin gjigandët e Fenerbahçes.

Pavarësisht faktit se Fenerbahçe shënoi 4 gola dhe dominoi këtë ndeshje, i vetmi gol për miqtë u shënua pikërisht nga futbollisti shqiptar. Manaj shënoi në minutën e 50, duke çuar shifrat në 2:1 e duke hapur kësisoj sfidën.

Manaj me golat e tij duket se i ka dhënë sinjale Sylvinhos, se ai është një opsion i mirë për sulmin në Europianin e Gjermanisë. Ekipi i Rey Manaj në Superligën turke Sivasspor lufton për mbijetesën./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB