Qytetërim

Pengu i Bujar Kapexhiut: Telefonata dhe kafja e fundit që nuk u realizua kurrë

Kapexhiu ka treguar telefonatën për takimin e tyre që nuk u realizua kurrë

f.t
Pengu i Bujar Kapexhiut: Telefonata dhe kafja e fundit që nuk u realizua
Bujar Kapexhiu

TIRANË- Miqtë dhe kolegët e Mirush Kabashit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 75-vjeçare kanë ndarë kujtimet me aktorin e madh.

Aktori Bujar Kapexhiu ka treguar në emisionin 'GoodMorning Albanians' në Euronews Abania, telefonatën për takimin e tyre që nuk u realizua kurrë.

“Ai merrte pjesë në filma, në skenë, në teatër me interpretime po aq origjinale, por ai i shtoi vetes recitimin. Sot ka pak aktorë që recitojnë. Mirushi e bënte në mënyrë të përkryer dhe të përditshme, nuk ngurronte kurrë kur e ftonin në aktivitete të ndryshme të recitonte. Hera e fundit ka qenë vetëm një telefonate, ai ndjehej optimist, se do bëhej më mirë. I thashë në telefon që do takohemi që të dhuroj librin me karikatura, ku ishte edhe ai, por ai iku dhe më vjen keq që nuk u takuam dhe ai nuk e pa atë libër”,- u shpreh Kapexhiu.

Aktori Mirush Kabashi u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare. Lajmin e hidhur e bënë të ditur vetë familjarët e aktorit, duke thënë se ai vdiq pas mesnate më 5 dhjetor në Tiranë. Ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë me të cilën luftonte prej tri vitesh, duke u kuruar edhe në Turqi, ndërkaq që fitoi luftën ndaj kohës, përjetësinë, me artin që reziston.

Ndërkohë sot figura të artit, kulturës dhe politikës kanë marrë pjesë në homazhet për mjeshtrin e madh Mirush Kabashin. Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u vendosën buqeta me lule në nderim të aktorit të madh të njohur si “Sokrati” shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB