Qytetërim

Celion Dion kritikon Donald Trump për përdorim të paautorizuar të këngës së filmit Titanik

Fushata nuk ishte e autorizuar të përdorte hitin e saj të vitit 1997, i cili është përgjithmonë i lidhur me filmin romantik të James Cameron të vitit 1997, Titanic.

f.t
Celion Dion kritikon Donald Trump për përdorim të paautorizuar
Celion Dion dhe Donald Trump

SHBA- Celine Dion ka reaguar ndaj  fushatës së Trump pasi u vendos kënga e saj hit, “My Heart Will Go On”, në një tubim të fundit në Montana, shkruajnë mediat e huaja. Fushata nuk ishte e autorizuar të përdorte hitin e saj të vitit 1997, i cili është përgjithmonë i lidhur me filmin romantik të James Cameron të vitit 1997, Titanic.

"Sot, ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc., u bënë të vetëdijshëm për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar “My Heart Will Go On” në fushatën e Trump/JD Vance në Montana. Në asnjë mënyrë ky përdorim nuk është i autorizuar, dhe Celine Dion nuk e miraton këtë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, shkruhet në një deklaratë të publikuar në llogaritë e artistes Twitter dhe Instagram.

Kundërshtimi i Dion vjen më pak se një muaj pas rikthimit të saj me një performancë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 Ndërkohë artistë të njohur si Rihanna, Rolling Stones, Ozzy Osbourne, Queen etj., kanë kundërshtuar më parë që në fushatat presidenciale të Donald Trump të përdoret muzika e tyre.

Poll

MOS HUMB