Qytetërim

CR7, ylli që nuk 'shkëlqeu' dot në Euro 2024

Kjo ishte padyshim Euro e tij e fundit, por ai e ka lënë të hapur për të udhëtuar në SHBA në 2026 për të luajtur në Kupën e Botës.

E.K
CR7, ylli që nuk 'shkëlqeu' dot në Euro 2024
Cristiano Ronaldo

“Marca” spanjolle përfshiu Cristiano Ronaldon në njëmbëdhjetë lojtarët që zhgënjyen në Euro 2024.  Portugezi 39-vjeçar u bë i vetmi futbollist me 6 pjesëmarrje në Euro, është golashënuesi më i mirë dhe i pari në asistime në historinë e turneut, por në fushat e Gjermanisë nuk bëri diferencë.

Për herë të parë ai nuk shënoi me Kombëtaren Portugeze në një turne të madh (Euro, Kupën e Botës) dhe pa Portugalinë të humbiste gjysmëfinalen nga Franca me penallti. Madje, para ‘’ruletës ruse’’ humbi edhe një penallti dhe filloi të qajë!

Kjo ishte padyshim Euro e tij e fundit, por ai e ka lënë të hapur për të udhëtuar në SHBA në 2026 për të luajtur në Kupën e Botës.

Formacioni i "zhgënjimit": Livakovic (Kroaci), Di Lorenzo (Itali), Mancini (Itali), Christensen (Danimarkë), Zinchenko (Ukrainë), McGinn (Skoci), Milinkovic-Savic (Serbi), Soboslai (Hungari), Vlahovic (Serbi), Lukaku (Belgjikë), Ronaldo (Portugali)./ZËRI

Poll

MOS HUMB