
KOSOVË-Dafina Zeqiri ka zbuluar detaje nga dasma me Kreshnik Gjergjin. Këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Radar’ me Edita Dolin, ku ka folur rreth jetës e karrierës profesionale. Dafina tregoi se ka vendosur të ndërrojë vetëm dy fustane në ditën e saj të dasmës.
“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje,"-u shpreh Dafina.
Sa i përket planeve për t'u bërë nënë këngëtarja deklaroi se do të ndodhë këtë vit dhe i do shumë fëmijët.
"Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”,-tha ajo.
Vetë këngëtarja tregoi se lidhja ka kaluar në stad tjetër dhe ajo ka vendosur të kurorëzojë dashurinë me martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun në 2024. Çifti po shijojnë romancën e tyre të dashurisë, ndërsa së shpejti do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre. Dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit foto nga momentet e tyre romantike./ZËRI