
NORVEGJI- Këtë fundjavë, Princesha e Norvegjisë dhe Shaman Durek Verrett kanë celebruar lidhjen e tyre me një ceremoni private. Të ftuarit janë fotografuar në dasmën e Princeshës Martha Louise të Norvegjisë por nusja iu shmang kamerave, duke u fshehur pas çarçafëve teksa shkonte në kishë. Gjithashtu të ftuarit e kishin të ndaluar të publikonon foto në rrjetet sociale sipas Daily Mail.

Arsyeja e këtij veprimi mendohet se ka qenë prezenca në dasëm e një drejtor të lartë që ka punuar me Netflix, i cili ka mbuluar dasmën e tyre, ndaj ky ndalim lidhet me marrëveshjet e ekskluzivitetit që çifti ka me Revistën Hello dhe Netflix.

Një mesazh iu dërgua të ftuarve duke u kërkuar atyre të mos ndajnë asgjë në profilet e tyre në mediat sociale.
“Ju lutemi, mbani mend se telefonat celularë ose kamerat nuk lejohen në asnjë nga ngjarjet gjatë fundjavës. Për më tepër, ju kërkojmë që të mos postoni asgjë në mediat sociale”.