Qytetërim

"Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime", kë thumbon Françeska Murati?

Fansat e kanë pyetur së fundmi nëse është ndarë nga bashkëshorti dhe diferencën në moshë që ka nga ai.

I.F
"Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime",
Françeska Murati

TIRANË- Franceska Murati, një ish-konkurrente e Big Brother Vip vazhdon që të jetë mjaft e komentuar nga fansat. Ajo është përfolur më së shumti për jetën e saj private dhe pse ndan pak detaje.

Fansat e kanë pyetur së fundmi nëse është ndarë nga bashkëshorti dhe diferencën në moshë që ka nga ai. Franceska është përgjigjur se të dy janë në një moshë dhe se nuk dëshiron të publikojë jetën private në në rrjetet sociale për klikime.

 “Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa keni diferencë në moshë?”, ka qenë pyetja që ka bërë një fanse.

“Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi tre muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për konfirmimin, dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram e kam reale dhe e kam për vete”, është përgjigjur Françeska. /ZËRI/

"Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime",
Postimi i Françeska Muratit
Poll

MOS HUMB