Qytetërim

Debatoi me hoxhën Shefqet Krasniqi, makina godet bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza

E.K
Debatoi me hoxhën Shefqet Krasniqi, makina godet bashkëshortin e
Shkurte Fejza dhe bashkeshorti i saj

TIRANË- Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Debatoi me hoxhën Shefqet Krasniqi, makina godet bashkëshortin e
I aksidentuari

Ditëve të fundit, Hajrush Behluli është përfshirë në një debat publik, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi për Shkurte Fejzën, i cili kishte thënë se muzika në përgjithësi nuk është e pëlqyeshme për të.

“Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por është pak”, kishte deklaruar Krasniqi.

Pas kësaj, kishte reaguar bashkëshorti i këngëtares, Hajrush Behluli, i cili ka theksuar se feja e tyre është shqiptaria.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm, me bindje dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vrajmë mendjen.Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetem SHQIPTARIA. P.S ky tipi po gënjen sepse ky nuk e ka ditur a jemi fetar apo jo sepse fatmirësisht kurrë në jetë nuk e kemi takuar e as biseduar në telefon andaj le të merret me ata që komunikon”, kishte deklaruar Behluli.

Lidhur me deklaratën e hoxhës ka pasur disa reagime.

Poll

MOS HUMB