
KOSOVË- Edona James, e cila u bë njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, ka sqaruar edhe njëherë intervistën që ka dhënë për mediat serbe shumë vite më parë, ku ka deklaruar se nuk ndihet shqiptare, për faktin se është rritur në Gjermani. E ftuar në emisionin “Sol” të Klan Kosovës, Edona James tha se merr shumë komente nga njerëz që e konsiderojnë serbe për këtë deklaratë, por shton se e ka bërë kundrejt një pagese.
“Kam komente që më shkruajnë ‘o serb’ ose ndonjë të tillë, por unë nuk jam ndjerë kurrë serbe dhe nuk do të ndihem asnjëherë. Unë e di ç’ka ka ndodh ndaj nesh, dhe nuk e harroj kurrë. Deklarata ime nuk ishte e destinuar të shkaktojë asnjë dëm për Kosovën. Unë kam ndjekur mundësitë e karrierës, duke përfshirë edhe marrjen e disa ofertave luksoze në atë kohë që kanë përfshirë pagë të majme. Një shqiptari është quar në këmbë për të m’i thënë të gjitha të zezat. Unë këtë nuk e kam bërë në dëm të Kosovës, për t’i bërë dëm vendit tim ku jam rrit, ku i kam rrënjët, kam thënë që ndihme gjermane dhe që më pëlqejnë djemtë serbë, jo që ndihme serbe,”- tha James.
Edona James, e ftuar në një emision serb, është prezantuar si shqiptare nga Kosova dhe ka folur në gjuhën gjermane gjatë intervistës, por mes tjerash ka thënë se idhull i saj është këngëtarja serbe Jelena Karleush.
Edona ka theksuar se nuk ndihet si shqiptare pasi ka lindur në Gjermani, ndërsa ka shtuar se i pëlqejnë meshkujt serbë.
“Tashmë kam dy ditë që kam ardhur në Beograd dhe e dua këtë qytet. Këtu është shumë bukur dhe do të qëndroj gjatë gjithë javës. Do të shoh shumë nga ky qytet dhe do t’i frekuentoj klubet e natës. Më pëlqejnë edhe meshkujt serbë, janë më të bukurit,”- ka thënë Edona.