Qytetërim

“Dhjetë vajza, dy banja”! Pse tenistet amerikane u larguan nga fshati Olimpik (VIDEO)

Tenistja zbuloi gjithashtu se duhej të merrte hua një dyshek nga ekipi i gjuajtjes me hark për të fjetur në krevat.

f.t
“Dhjetë vajza, dy banja”! Pse tenistet amerikane u larguan nga
Coco Goff

PARIS-Tenistja amerikane Coco Goff, aktualisht numri 2 në botë, ka zbuluar se ekipi amerikan i tenisit për femra është larguar nga fshati Olimpik në Paris dhe është zhvendosur në një hotel në kryeqytetin francez. Në një video të shpërndarë në rrjetin social Tik Tok ajo ka shpjeguar edhe arsyen e largimit. 

Në pamjet e shpërndara 20-vjeçarja tregon disa sportiste nga sporte të ndryshme, nëpër dhomë, duke treguar se kishin në dispozicion vetëm dy tualete. Goff më vonë deklaroi se "të gjithë tenistët shkuan në një hotel" përveç saj.

“Tani jemi pesë vajza për dy banja”, ka shkruar ajo në një koment.


Tenistja zbuloi gjithashtu se duhej të merrte hua një dyshek nga ekipi i gjuajtjes me hark për të fjetur në krevat. Duhet theksuar se kushtet në fshatin Olimpik kanë shkaktuar polemika, kryesisht për faktin se në dhomat nuk ka ajër të kondicionuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB