
KOSOVË-Në një moment të papritur gjatë performancës së tij në festivalin ‘Sunny Hill 2024’, reperi i njohur shqiptar Capital T për pak sa nuk pësoi një rrëzim dramatik. Incidenti ndodhi ndërsa ai po kalonte nga njëra pjesë në disa pjesë të tjera të skenës. Këmba e tij rrëshqiti në një moment dhe ai u rrëzua, por u ngrit shpejt, i ndihmuar edhe nga stafi. Ndërsa audienca reagoi me brohorima.
Capital T vazhdoi më pas performancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e pas reagimit në rrjet ai e ka postuar vet momentin duke e krahasuar me një tjetër reper. Megjithatë, Capital T e menaxhoi situatën me profesionalizëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme. Ai arriti të mbahet me duar dhe këmbë, duke u ngjitur përsëri në skenë dhe duke vazhduar performancën e tij krejt normalisht.
Reperi duket se situatën e ka kalur lehtë, madje momentin e sikletshëm e ka postuar në Instagram, duke e krahasuar me një tjetër reper.
“Kush ka ra ma fort” – shkruan Capital me humor.
View this post on Instagram