Qytetërim

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona në Kosovë

Sot, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin duke theksuar se janë arrestuar tre persona.

k.m.
Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona në Kosovë
Shpat Kasapi

PRISHTINË- Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi u përfshi në një incident në një dasmë në Kosovë. Sot, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin duke theksuar se janë arrestuar tre persona.

“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, 09.08.2025-01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut,”- thuhet në raport.

Ndërkohë, vetë këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke theksuar se është mirë me shëndet dhe ka kërkuar që rasti të mos ekzagjerohet pasi ka qenë vetëm një keqkuptim dhe nuk ka pasur përplasje fizike. Por mesa duket nga ana e Policisë ka të arrestuar, kështu që përplasje ka pasur. Ndryshe nga sa pretendon këngëtari.../ZËRI 

Poll

MOS HUMB