TIRANË- Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka reaguar në lidhje me incidentin e dhunshëm që u raportua ditën e djeshme gjatë dasme në restorantin “Grand Events” në Prishtinë. Shpati dhe vëllai i tij, Albin Kasapi, u dhunuan nga disa persona pasi këngëtari ishte ftuar për të kënduar në dasëm, ndërsa vonesa e tij u bë shkak që ahengu të kthehej në një skenë dhune.
Ndëkrohë, përmes një reagimi në InstaStory, këngëtari ka qetësuar fansat etij, ku shprehet se është mirë me shëndet dhe se gjithçka ishte një keqkuptim me dasmorët, pa treguar më shumë detaje.
“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë zotit ju lutem mos e egzagjeroni lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”, shkruan Shpati.
Shpat dhe Albin Kasapi pretendojnë se janë sulmuar fizikisht nga Feim, Bledar dhe Blerim Kicaj, përkatësisht, 62-36-29 vjeç. Njëri prej tyre mendohet se është dhëndri. Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia, ndërsa pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Shpat Kasapi është këngëtar i njohur shqiptar, i lindur në Tetovë më 1985. Ai është i njohur për zërin dhe stilin që kombinon muzikën pop me elemente tradicionale ballkanike. Karrierën e nisi që në moshë të re dhe ka fituar shumë çmime në festivale të ndryshme. Ai ka publikuar shumë hite të njohura që janë pëlqyer gjerësisht në Ballkan./ZËRI