
TIRANË- Sot është ditëlindja e nutricionistest Diola Dosti. Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe familjarët e saj, por ajo që mori më shumë vëmendje është urimi i partnerit të saj Erolld Belegu.
Prej disa ditësh ata ndodhen së bashku me pushime në SHBA, dhe me disa foto nga ky udhëtim, Belegu e ka uruar atë me një mesazh romantik në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty është një dhurate e çmuar, dhe në këtë ditë të veçantë, dua që të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetësisë sime çdo ditë. Të dua dhe faleminderit”, shkruan ai.


Si Diola ashtu edhe biznesmeni, janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpeshherë postojnë momente me njëri-tjetrin për ndjekësit. Rikujtojmë se Diola ka tre vajza me ish-partnerin e saj Dardan Baftiun, nga i cili u nda disa vite me parë, pasi sipas nutricionistes, ai e tradhtoi. /ZËRI