Qytetërim

Djali i Travis Barker zbulon se vuan nga sindroma 'Tourette'

Landon, 20 vjeç, thotë se ai u diagnostikua me këtë çrregullim kur ishte në ciklin parashkollor.

k.m.
Djali i Travis Barker zbulon se vuan nga sindroma 'Tourette'
Travis dhe Landon Barker

SHBA- Djali i bateristit të Blink-182 dhe bashkëshortit të Kourtney Kardashian, Travis Barker, Landon ka folur për jetën e tij me sindromën Tourette, me të cilën është diagnostikuar. 20-vjeçari Landon Barker postoi një video në llogarinë e tij në TikTok në të cilën ai flet për sindromën e tij, duke shpjeguar se ka përjetuar vetëm disa simptoma deri më tani.

"Përshëndetje. Nuk e dija nëse do të flisja për këtë çështje, por e bëra. Vërtet jam diagnostikuar me sindromën Tourette,”-tregoi ai. 

Siç shpjegoi më vonë, ai u diagnostikua kur ishte ende në sistemin parashkollor. “

"Madje e mbaj mend, sepse një mësuese më akuzoi se i bëja shenja dhe i fiksova tek ajo. Ishte një nga "tiket" e mia. Është një gjë e çuditshme që bëj me sytë e mi,”-shtoi ai.

Sindroma Tourette është një çrregullim neurologjik që "përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar" që personi nuk mund t'i kontrollojë.

"Simptomat më të zakonshme që kam janë dridhja e kokës ose disa lëvizje të nofullës. Fillon kur e gjej veten në situata apo ambiente që më shkaktojnë acarim,”- shpjegoi ai në mbyllje.

Djali 20-vjeçar i Travis Barker mori shumë komente mbështetëse nën videon e tij, ku publiku e falënderoi atë që e ndau me ta historinë e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB