
LOS ANGELES- Reperi amerikan Offset akuzoi ish-bashkëshorten e tij Cardi B se ajo e tradhëtoi gjatë kohës që ajo ishte shtatzanë. E gjithë drama mes tyre u shpalos teksa reperja ishte "live" dhe Offset e ndoqi dhe i shkruajti se duhet të tregojë të vërtetën fansave se ajo e tradhëtoi.
“Thuaj të vërtetën, po njihje dikë tjetër gjatë kohës që ti ishe shtatzanë,”- shkroi Offset.
Cardi B nuk iu përgjigj gjatë kohës që ishte live, por ajo e pranon në X, se "po", po njihte dikë tjetër gjatë kohës që priste fëmijën e tyre të tretë.
“Po e bëra!!!”, thuhet në postimin e Cardi B gjë që konfirmon akuzat e reperit.
Madje gjatë live të saj, reperja tregoi se ish-bashkëshorti do t’i marrë të gjitha dhuratat që i kishte bërë nëse ajo njihej me një person tjetër. Këto kërcënime e kanë acaruar Cardi B, e cila tha se ai nuk mundet ta blejë atë.
“E dini çfarë më duket e çmendur? Se ai mendon se mund të më blejë. Nuk mund të më blesh më. Është çmenduri të vazhdosh ta besosh këtë. Dashuria ime nuk të mjaftoi. Më duket qesharake. Po më kërcënon të më marrësh gjërat? Dëshiron të luash lojëra të tilla me mua? Le të luajmë. Dëshiron t'i marrësh të gjitha sepse unë po vazhdoj me jetën time? Unë jam duke ecur përpara. Pse nuk mundesh dhe ti?", tha ajo gjatë kohës që ishte live.
Reperja ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë rreth dhjetë ditë më parë. Një muaj më parë, ajo u nda me Offset. Cardi B shpesh ka folur publikisht për problemet e lidhjes së saj madje, Offset pranoi se ai e ka tradhëtuar atë më parë. Por këtë radhë ende nuk dihet se çfarë e shtyu Cardi B të kërkojë divorcin, pasi ajo tha se nuk ka pasur tradhëti mes tyre, por refuzoi të flasi më shumë rreth ndarjes së tyre. /ZËRI