
TIRANË- Drini Zeqo pritet të jetë një prej personazheve që do ti bashkohen këtë vit Big Brother VIP, aq sa për këtë ka lënë në mes sezonin televiziv në A2 CNN. Në promon e emisionit që ai drejtonte së bashku me Aulona Mingën, tashmë është bërë me dije se do të jetë një tjetër moderator. Duke nxjerrë kështu zbuluar planet e Drinit për të qenë pjesë e Big Brother, i cili do të startojë nga data 13 Janar.
Një tjetër konkurrent që e ka konfirmuar pjesëmarrjen në “BBV 3” është dhe këngëtari i njohur nga Kosova, Bardhi, i cili gjatë një koncerti në Tiranë u kërkoi fansave që ta votonin.
Emrat e tjerë që po përfliten si konkurentë janë: partnerja dhe mamaja e Klinton Zeqirajt, Alfio Rrotani, Albi Nako, Adel Lami, Dorina Mema, Endrik Beba, Fation Kuqari, Ksenja, La Fazani, Rike Roçi, Roza Lati, Sara Gjordeni, Sardi, Zamira Kita.
Ndërkohë i vetmi zyrtarizim që është bërë deri tani është ai për emrin e moderatorit, që do të jetë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani. Kjo e fundit ka premtuar se do të kthehet së shpejti në ekran, por pa bërë me dije projektet e reja./Zëri